Basha shkoi me qëndrimin se Kuvendi është konstituuar, Presidenca: Ekipi ligjor është duke e bërë analizën - Gazeta Express
string(106) "basha-shkoi-me-qendrimin-se-kuvendi-eshte-konstituuar-presidenca-ekipi-ligjor-eshte-duke-e-bere-analizen-1"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 15:13

Basha shkoi me qëndrimin se Kuvendi është konstituuar, Presidenca: Ekipi ligjor është duke e bërë analizën

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 15:13

Presidentja Vjosa Osmani po e analizon “procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”.

Presidenca tha se Osmani e informoi për këtë sot në një takim kryetarin e Kuvendit, Dimal Basha.

“Në këtë takim, Kryetari Basha e ka prezantuar qëndrimin e tij lidhur me konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, Presidentja Osmani e ka informuar kryetarin Basha se ekipi ligjor i Presidencës është duke bërë analizën lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Osmani, siç njofton Presidenca, “ka potencuar se, sikurse gjithmonë, do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke garantuar stabilitetin institucional dhe respektimin e vullnetit të qytetarëve të Kosovës”.