Basha reagon për indeksin e korrupsionit: Ramës i duhet paketa kundër fjalës së lirë - Gazeta Express
string(83) "basha-reagon-per-indeksin-e-korrupsionit-rames-i-duhet-paketa-kunder-fjales-se-lire"

Basha reagon për indeksin e korrupsionit: Ramës i duhet paketa kundër fjalës së lirë

Gazeta Express

23/01/2020 12:37

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, fill pas publikimit të perceptimit mbi korrupsionin nga Transparency International, e cila e rradhit Shqipërinë si vendin më të korruptuar në Ballkan. Sipas raportit, Shqipëria ka humbur 7 vende nga viti i shkuar duke zbritur në numrin 106 nga 180 vendet që analizohen.

Basha thekson se kjo është një ndër arsyet se përse qeveria e kërkon me ngul dhe paketën anti-shpifje, pasi do t’i mbyllë gojën kujtdo medie që flet të vërtetën e hidhur të korrupsionit qeveritar

Lexo Edhe:

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjera vetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.