Basha propozon 5 pika për Durrësin: T'u hiqen taksat të prekurve nga tërmeti - Gazeta Express
string(74) "basha-propozon-5-pika-per-durresin-tu-hiqen-taksat-te-prekurve-nga-termeti"

Basha propozon 5 pika për Durrësin: T’u hiqen taksat të prekurve nga tërmeti

Gazeta Express

09/12/2019 14:53

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përcjellë në rrjetin social sërish kërkesat e parashtruara nga demokratët në lidhje me menaxhimin e tërmetit të 26 nëntorit.

Basha shkruan se në mënyrë që të ndalohet një ‘dimër ekonomik’ veçanërisht për Durrësin, duhet një paketë e thjeshtë që opozita ia propozon qeverisë për ta implementuar. Në total janë 5 masa që opozita propozon në lidhje me taksat. Në të pesta propozimet opozita kërkon ulje ose heqje të taksave për zonat e prekura nga tërmeti derisa të mbarojë faza e ringritjes së banesave.

Lexo Edhe:

STATUSI I BASHËS:

Tërmeti i 26 nëntorit ka shkaktuar dëme të mëdha në ekonominë e Durrësit dhe zonave të tjera. Mijëra vende pune, biznesi i vogël dhe ekonomia prodhuese janë nën presion. Njësitë e hoteleri-turizmit përballen me rënie konsumi dhe i tremben reduktimit apo anulimit të prenotimeve.

Për të ndalur futjen e Durrësit në një “dimër ekonomik” me pasoja të rënda sociale që do të vinin nga reduktimi i numrit të të punësuarve, ulja e pagave të punonjësve dhe mbyllja e bizneseve, për të mundësuar një rigjenerim të ekonomisë prodhuese, shërbimeve dhe biznesit të vogël në zonat e dëmtuara, propozojmë këtë paketë të thjeshtë dhe realiste.