string(74) "basha-programi-yne-per-ekonomine-familjen-dhe-pronen-siguron-ndryshim-real"

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:56

Basha: Programi ynë për ekonominë, familjen dhe pronën siguron ndryshim real

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2025 16:56

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, bashkë me kandidatët për deputetë Hysen Xhura, Pëllumb Seferi dhe Orsela Aga, zhvilluan sot takime me qytetarë dhe biznese në Njësitë 3 dhe 8 në Tiranë.

Gjatë takimeve Basha tha se, programi i Koalicionit Euroatlantik ndër të tjera parashikon krijimin e kushteve të mira për sipërmarrjen dhe rritjen e fuqisë blerëse.

“Dy gjëra do bëjmë, ku është prona e lirë do t’i kthehet të zotit, ku është e zënë prona, do t’i kompensohet me vlerë tregu plus interesa”, tha Basha.

Gjithashtu ai u shpreh se një problem i madh i Shqipërisë është se ka rënë numri i bebeve në mënyrë dramatike.

“Pjesë e angazhimit tonë është që 2 mijë euro për çdo bebe, për fëmijën e tretë 20 mijë euro. Politika europiane me nxit çiftet e reja që të kenë më shumë fëmijë, sepse plakja është problem kryesor i vendit sot”, tha ai.

Për sipërmarrësit Basha premtoi, vendosjen e taksës së sheshtë në masën 9%, heqjen e TVSH për biznesin e vogël si dhe lehtësira reale për hapjen dhe formalizimin e çdo iniciative të ndershme

Për familjet shqiptare, ai premtoi, subvencione për strehimin e çifteve të reja, dyfishim i ndihmës për nënat kryefamiljare, deri në 20 mijë euro bonus për fëmijën e tretë.

Për të rinjtë, Basha premtoi “100 milionë euro investime për programin NextGen në 4 vite, praktika të paguara, mbështetje për startup-et dhe bursa për vajzat, shkolla me orar të zgjatur, drekë të garantuar dhe kushte që i japin vlerë arsimit publik”.

Në përfundim të takimeve, Basha theksoi se “Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë ose Shqipëria e 313-s dhe korrupsionit të pandëshkuar, ose Shqipëria e ndershme që zhvillohet dhe garanton një të ardhme më të mirë për çdo familje”.