Basha për Liburn Aliun: E çmoj kontributin e tij si aktivist i VV'së, është komplet e natyrshme me pasë pakënaqësi mes vete - Gazeta Express
string(120) "basha-per-liburn-aliun-e-cmoj-kontributin-e-tij-si-aktivist-i-vvse-eshte-komplet-e-natyrshme-me-pase-pakenaqesi-mes-vete"

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 10:30

Basha për Liburn Aliun: E çmoj kontributin e tij si aktivist i VV’së, është komplet e natyrshme me pasë pakënaqësi mes vete

Lajme

Gazeta Express

28/08/2025 10:30

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, në konferencën për media, ka folur për dorëheqjen e Liburn Aliut nga posti i ministrit të Infrastrukturës.

“Sa për informacionin tuaj unë lexova në media se ka dhënë dorëheqje nga pakënaqësia me votimin tim si kryetar i kuvendit. Unë nuk dua të komentoj shumë përvecse se unë e çmoj kontributin e tij si aktivist i VV’së, sic e çmoj kontributin e secilit aktivist tjetër që ka dhënë shumë për VV’në, por gjithashtu respektoj punën që ka bërë si ministër. Është komplet e natyrshme me pasë pakënaqësi mes vete për shkak se edhe unë si deputet kam pasur pakënaqësi me ministra dhe kemi pasur debat të hapur në kuvendin e Republikës, qe besa qikjo mendoj që është demokracia për shkak se edhe në familje ke mospajtime nganjëherë por është me rëndësi është që të votimin para dhe prapë po e përfundoj me fjalën që unë e çmoj për kontributin nbë VV dhe ministri”, tha ai.