Basha: Pas ''non gratës'' Berisha ma tha se para vetes së tij nuk vë asnjë - Gazeta Express
string(69) "basha-pas-non-grates-berisha-ma-tha-se-para-vetes-se-tij-nuk-ve-asnje"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2021 21:53

Basha: Pas ”non gratës” Berisha ma tha se para vetes së tij nuk vë asnjë

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2021 21:53

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte  rrëfeu se Sali Berisha i ka thënë se nuk vë asnjë para vetes së tij, as partinë dhe as demokratët.

“Kam vendosur të mos pështyj në 16 vite bashkëpunim me Berishën. Unë i kam qëndruar atyre që kam thënë, por Berisha jo. Mund të kishte një sërë rezultatesh, mund të kishte skenare, i pari një parti gjysmë për gjysmë, do kishte një përçarje e cila do të kërcënonte partinë, largimin me vulë të Berishës. Largimin e një kryetari aktul, çfarë do të zgjidhte kjo? Nuk ka person tjetër që ka kultivuar marrëdhëniet me aleatët që të arrinte në ultimatum si një zgjidhje deri në plotësimin e vendimit të gjykatës. Ai ma ka thënë edhe në sy se para vetes nuk vë as partinë e as demokratët”, tha Basha.

Lexo Edhe: