string(69) "basha-opozita-te-maten-me-kurtin-per-votat-e-qeverise-jo-per-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 12:18

Basha: Opozita të maten me Kurtin për votat e Qeverisë jo për Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

07/06/2025 12:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka komentuar situatën e krijuar rreth procesit të konstituimit të Kuvendit dhe qasjen e opozitës ndaj këtij procesi, duke theksuar se përballja me Albin Kurtin duhet të ndodhë në nivelin e qeverisjes.

Ai ka thënë se opozita duhet të votoj komisionin për votim të fshehtë, siç ka votuar në të kaluarën Listën Serbe e “Zajednicën”.

“Nëse ata dëshirojnë që të maten me Albin Kurtin, ata duhet me shku me u mat në numra të votimit të qeverisë, jo me Kuvend. Sepse ne e kemi kandidu Kurtin për kryeministër të shtetit, jo për kryeparlamentar, prandaj na vjen shumë keq, është e pa kuptimit. Qytetarët presin më shumë nga ne. Por ne si deputet të VV vazhdojmë për me votu për edhe vazhdojmë për me bë thirrje që opozita të votoj komisionin. E njëjta opozitë që ka votuar Listën Serbe, e njëjta opozitë që ka votuar Gjykatën Speciale, e ka votuar Zajednicën”, tha ai.

aaaaa