string(94) "basha-ne-lezhe-vota-per-koalicionin-euroatlantik-vote-pro-spak-dhe-institucioneve-te-drejtesie"

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2025 21:19

Basha në Lezhë: Vota për Koalicionin Euroatlantik, votë pro SPAK dhe institucioneve të drejtësië

Shqiperi

Gazeta Express

18/03/2025 21:19

Drejtuesi i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka prezantuar kandidatët për deputetë të qarkut të Lezhës, ku përfshihen Prel Dedaj, Aleksandër Jushi, Kejda Myftari, Flora Myrta, Eduart Ndocaj, Kol Nikolli dhe Sander Prenga.

Ai shpalli se Koalicioni Euroatlantik është i vetmi që mbështet plotësisht SPAK, duke e konsideruar atë si shpresën e shqiptarëve për luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë. Basha shtoi se ndryshe nga kundërshtarët, që kanë frikë nga drejtësia, Euroatlantikët angazhohen të dyfishojnë mbështetje për SPAK, përfshirë forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe heqjen e imunitetit për politikanët.

Ne, Demokratët Euroatlantikë, Koalicioni Euroatlantikë kemi qëndruar e qëndrojmë pa asnjë dilemë dhe me mbështetjen më të fuqishme pro drejtëisë, pro SPAK e cila është shpresa e shqiptarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Kjo është veçoria e parë që na ndan me të tjerët. Të gjithë të tjerët i ka bashkuar frika ndaj SPAK. Kanë frikë për zullumet, kanë frikë se u kanë hyrë në hak shqiptarëve. Dhe projekti i tyre i përbashkët, është ta ngadalësojnë, ta frenojnë, e mundësisht ta shkatërrojnë drejtësinë, para se drejtësia t’i vendos ata para përgjegjësisë, e t’i bëjë të japin llogari sipas ligjit. Pra, gjëja e parë që na bashkon në këtë sallë, që kemi shumë gjëra që na bashkojnë këtu e na ndajnë me të tjerët, është mbështetja totale për SPAK, të cilit jo vetëm i themi punë e mbarë, por që në shtator e tutje do ta mbështesim me paketën tonë ligjore të hartuar në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë, për t’i dyfishuar mjetet financiare, burimet njerëzore, për t’i dhënë infrastrukturën e nevojshme ligjore, duke filluar me vettingun e politikanëve, me heqjen e imunitetit të parlamentarëve. Sepse parlamenti i ardhshëm i Shqipërisë, nuk mund të jetë si ky që po shkon, një parlament i privilegjit, një parlament i hajnis, një parlament i korrupsionit, një parlament mbi ligjin. Parlamentarët duhet, e me ndihmën e Zotit dhe votën e shqiptarëve të jenë të barabartë me ligjin si çdo qytetar tjetër.

Për këtë arsye, ne kemi pasur parasysh në përzgjedhjen e kandidaturave tona kushtin e padiskutueshëm të mbështetjes totale ndaj SPAK dhe Reformës në Drejtësi. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit e njëkohësisht të jesh kundër SPAK. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit e të bashkosh votat me Edi Ramën për të liruar të korruptuarit e dënuar nga SPAK. Nuk mund të jesh kundër korrupsionit, e t’i presësh fondet SPAK-ut. Ndj të jemi të qartë dhe pa asnjë dilemë, ka një forcë politike, le ta dinë mirë shqiptarët, që do ta dyfishojë, e do ta trefishojë mbështetjen për SPAK-un, e vetmja forcë politike që do ta bëjë këtë në bashkëpunim me partnerët tanë Euroatlantikë, është Koalicioni Euroatlantik. Ndaj dhe vota për Koalicionin Euroatlantikë, për kolonën 4 në fletën e votimit, është e vetmja votë në mbështetje të SPAK-ut, kunër korrupsionit, kundër pandëshkueshmërisë“, tha Basha.