Basha në Kryesinë e PD: Duhet përballje me të gjitha format - Gazeta Express
string(58) "basha-ne-kryesine-e-pd-duhet-perballje-me-te-gjitha-format"

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:57

Basha në Kryesinë e PD: Duhet përballje me të gjitha format

Shqiperi

Gazeta Express

18/06/2021 12:57

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur në mbledhjen e Kryesisë për zgjedhjet e 13 qershorit për kryetar.

Basha thotë se zgjedhjet në parti treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Lexo Edhe:

Sipas tij, vetë demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Po ashtu lideri i demokratëve thekson se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. “– tha Basha.