string(74) "basha-koalicioni-euroatlantik-programi-i-pare-vertet-i-djathte-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 22:08

Basha: Koalicioni Euroatlantik, programi i parë vërtet i djathtë në Shqipëri

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2025 22:08

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, tha sot në një intervistë për mediet se programi i tij politik u jep përgjigje nevojave të rinisë shqiptare.

Basha tha se ekspertë të CDU-së gjermane e kanë cilësuar si programin e parë vërtet të djathtë në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Sipas Bashës, ky program dhe kjo frymë politike janë e vetmja rrugë për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë për të gjithë.

“Me Koalicionin Euroatlantik, numri 4, ka program, ka ekip, ka alternativë, ka një grup njerëzish, një lidhje qytetare që e ndjen dhimbjen e familjeve shqiptare, i ndjen hallet e prindërve shqiptarë, i ndjen brengat e gjyshërve dhe gjysheve tona. I kupton, sepse përpiqet t’i kuptojë shpresat, ëndrrat, por edhe shqetësimet e rinisë shqiptare, se këta as përpiqen t’i kuptojnë shqetësimet e rinisë shqiptare, dhe iu jep përgjigje me një program të cilin duhet ta them, CDU-ja gjemane, kur ne e shpallëm vitin e kaluar, ekspertë të CDU-së gjermane thanë: Është programi më i mirë në 35 vite në Ballkan dhe programi i parë, vërtet i djathtë i Shqipërisë, që vendos në qendër të vëmendjes familjen, shtresën e mesme, sipërmarrjen, rininë shqiptare. Pra, ato vlera që ndërtojnë një shoqëri të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë”, Basha.