Basha i “Kosheres” kapet me komentatorët e Europianit: 3 herë më kanë zgjuar - Gazeta Express
string(73) "basha-i-kosheres-kapet-me-komentatoret-e-europianit-3-here-me-kane-zgjuar"

Rozë

Gazeta Express

05/07/2021 15:18

Basha i “Kosheres” kapet me komentatorët e Europianit: 3 herë më kanë zgjuar

Rozë

Gazeta Express

05/07/2021 15:18

Kreu i Partisë Demokratike i spektaklit “Kosherja”, Lulzim Basha ka qenë të dielën e sotme në një dilemë të vërtetë. Ai nuk ka ditur se për çfarë problemi të flas në fjalimin e radhës dhe për këtë ka kërkuar ndihmën e asistentes së tij, Lupitës.

Pas shumë propozimesh, Basha është ndalur te Kampionati Europian i futbollit dhe komentatorët, të cilët sipas tij duhen denoncuar për prishje qetësie.

Lexo Edhe:

Megjithatë i konsultuar me Lupitën, kreu i opozitës nuk ka rënë dakort lidhur me këtë çështje.

“Është bërë e tmerrshme Lupita kemi shpallur luftë gjithë andej, luftë me SHBA-në po, luftë me BE-në po, kjo nuk bëhet. Duhet ta ndryshojmë, duhet të gjejmë diçka tjetër.

E gjeta, shkruaj: ‘Denoncojmë me forcë të gjithë komentatorët sportivë të Kampionatit Europian, të cilët ulërasin me të madhe kur bëhet gol. Ata të nxitur nga qeveria, e bëjnë këtë veprim, sepse duan që të na shurdhojnë që neve të mos dëgjojmë më bëmat e kësaj qeverie’. Tre herë më kanë zgjuar sot, ulëret ai i drekës tre herë me të madhe “gol, gol, gol”, tha Basha.