Basha i kërkon ta propozojnë Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska's - Gazeta Express
string(119) "basha-i-kerkon-ta-propozojne-rashiqin-simiq-po-silleni-si-po-doni-ne-se-shkelim-kushtetuten-nenkryetari-i-takon-srpskas"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:50

Basha i kërkon ta propozojnë Rashiqin, Simiq: Po silleni si po doni, ne s’e shkelim Kushtetutën, nënkryetari i takon Srpska’s

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 11:50

Deputeti Igor Simiq pas ezaurimit të të gjithë kandidatëve nga partia e tij për nënkryetar të Kuvendit ka thënë se nënkryetari serb i Kuvendit i takon atyre.

“Në bazë të Kushtetutës vetëm këta kandidatë [të Listës Srpska] kanë të drejtën, në bazë të Rregullorës dhe aktgjykimit. Gjithçka tjetër është shkelje,. Mos e bëni këtë, diçka që është e qartëqë i takon Listës Srpska”.

“Po silluni siç doni, ne nuk do të bëjmë diçka që është në kundërshtim me Kushtetutën. Përsëri e propozojmë Sllavko Simiq, ne s’marrim pjesë në shkeljen e Kushtetutës dhe nuk na detyroni në këtë gjë”.

Kjo deklaratë e Simiqit erdhi pas kërkesës së kryeparlamentarit Dimal Basha që Lista Srpska ta propozojë deputetin e vetëm serb që mbeti pa u ezauruar, Nenad Rashiq, e që s’është nga kjo parti.

Por, Lista Srpska refuzoi ta bënte këtë.

Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit ka thënë se propozimi për nënkryetarin serb i takon shumicës së komunitetit serb në Kuvend.

“Gjykata rikujton se bazuar në paragrafin 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës dhe nënparagrafin 1 të paragrafit 6 të nenit 12 (Zgjedhja e nënkryetarëve) të Rregullores e Kuvendit rezulton se nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti Serb (i) zgjedhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, respektivisht 61 (gjashtëdhjetë e një) vota për; dhe propozimi (ii) bëhet me shkrim (iii) nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit Serb”, thotë pika 127 e aktgjykimit, të cilin e përmendi Simiq./Express/