Basha: Gjendje e rëndë e banorëve në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe në Armath - Gazeta Express
string(77) "basha-gjendje-e-rende-e-banoreve-ne-gjuricaj-kertushe-te-ishmit-dhe-ne-armath"

Basha: Gjendje e rëndë e banorëve në Gjuricaj, Kërtushë të Ishmit dhe në Armath

Gazeta Express

03/12/2019 14:24

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u shpreh sot se 90 për qind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Sipas tij banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnjë masë.

Lexo Edhe:

E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.

“Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata”, thotë Basha më tej.

Postimi i plotë

Gjendje shumë e rëndë e banorëve në Gjuricaj dhe Kërtushë të Ishmit dhe në Armath.

Situata është emergjente, 90 përqind e shtëpive në Gjuricaj janë dëmtuar rëndë, shumica jashtë përdorimit.

Banorët thonë se megjithë thirrjet e përsëritura nuk është marrë asnje masë. E njëjta situatë në Kërtushë dhe Armath.

Njerëzit ankohen gjithashtu për mungesë ndihmash dhe shpërndarje selektive.

Është EMERGJENTE rritja e numrit të vlerësuesve në terren në mënyrë që vleresimi i objekteve të shtrihet në të gjithë zonat e goditura dhe të përfundojë sa më shpejt.

Kjo do të mundësonte vlerësimin e dëmit dhe nisjen e rikonstrusionit të objekteve të riparueshme dhe do tu jepte mundësi qytetareve, banesat e të cilëve janë të pabanueshme të organizonin jetën e tyre deri në rindërtimin e shtepive.

Për këtë arsye duhet urgjentisht;

1. Mobilizimi i të gjitha kapaciteteve njerëzore. Janë rreth 500 inxhinierë që kanë shprehur gatishmërinë të kontribuojnë vullnetarisht. Është detyrë e shtetit ti organizojë dhe ti vërë në punë për vlerësimin e dëmeve!

2. Sa më parë të bëhet vlerësimi i objekteve të dëmtuara, aq më shpejt qytetarët do të kenë mundësi të sigurohen dhe të adresojnë nevojat e tyre të menjëherëshme dhe afatgjata.

3. Alokimi i fondeve të buxhetit për ti përdorur në funksion të qytetarëve të dëmtuar është hapi i tretë i domosdoshëm. Kjo duhet të nisë me anullimin e menjëhershëm të 150 milion dollarëve të planifikuar për dhjetë oligarkë dhe alokimi i tyre për familjet në emergjencë.

Gjithcka duhet të jetë në funksion të tejkalimit të emergjencës dhe kthimit të në normalitet.