Basha e shpall të rregullt zgjedhjen e Rashiq: Tash kemi një Kuvend funksional, do të vazhdojmë me punët e shumta - Gazeta Express
string(111) "basha-e-shpall-te-rregullt-zgjedhjen-e-rashiq-tash-kemi-nje-kuvend-funksional-do-te-vazhdojme-me-punet-e-shumta"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:35

Basha e shpall të rregullt zgjedhjen e Rashiq: Tash kemi një Kuvend funksional, do të vazhdojmë me punët e shumta

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:35

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, tha se procedura e sotme për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë të Kuvendit të Kosovës ishte e rregullt dhe tha se Kuvendi tashmë është funksional.

“Sot me 71 vota për kemi zgjedhur edhe nënkryetarin e fundit dhe rrjedhimisht kemi konstituimin e Kuvendit, që ka filluar më 15 prill të këtij viti. Ka qenë një procedurë e rregullt e mirë dhe për pasojë jam këtu për të falënderuar deputetët që kanë mundësuar zgjedhjen e nënkryetarit të pestë. Kuvendi do të vazhdojë me punët e shumta dhe nis rrjedhja e afateve kushtetuese për formimin e qeverisë”.

I pyetur për dyshimet e PDK-së nëse Kuvendi është i konstituuar dhe për atë se Lista Srpska tha se Kuvendi për ta s’është i konstituuar, Basha tha se për këtë është Gjykata Kushtetuese.

“PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta, Gjykata është për atë punë. Por, procedura ka qenë e rregullt, nëntë kandidatura janë ezauruar”.

Basha tha se ai e ka marrë si refuzim nga ana e Listës Srpska, pas ezaurimit të nëntë kandidaturave nga kjo parti, propozimin e emrit të fundit të deputetit serb, prandaj kaloi në procedurën me short.

“Kushtetuta nuk e përcakton se cilës parti i takon nënkryetari, por thotë vetëm komunitetit serb”.

“Besoj se është legjitimuar me 71 vota për. Është e drejtë e fituar kushtetuese nga Nenad Rashiq, që i uroj suksese. Tash kemi një Kuvend funksional”, tha ai. /Express/