Basha e shpall të konstituuar Kuvendin - Gazeta Express
string(38) "basha-e-shpall-te-konstituuar-kuvendin"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:08

Basha e shpall të konstituuar Kuvendin

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 12:08

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e shpalli Kuvendin e Kosovës të konstituuar pasi Nenad Rashiq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit nga pakica serbe.

Rashiq është nënkryetari i pestë i Kuvendit.

Ai e deklaroi gjithashtu të mbyllur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kjo nënkupton se tani është hapur rruga edhe për formimin e qeverisë së re të vendit, shumë muaj pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.