Basha e Haxhiu pasi Rashiq tha se "Kuvendi s'është konstituuar e Srpska s'duhet shpallur terroriste": "S'i komentoj", "s'e kam dëgjuar" - Gazeta Express
string(123) "basha-e-haxhiu-pasi-rashiq-tha-se-kuvendi-seshte-konstituuar-e-srpska-sduhet-shpallur-terroriste-si-komentoj-se-kam-degjuar"

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:57

Basha e Haxhiu pasi Rashiq tha se “Kuvendi s’është konstituuar e Srpska s’duhet shpallur terroriste”: “S’i komentoj”, “s’e kam dëgjuar”

Lajme

Gazeta Express

01/09/2025 14:57

Deputeti serb, Nenad Rashiq, sot në Kosova Live të T7 tha se kuvendi nuk është konstituar dhe se Lista Serbe nuk duhet të shpallet organizatë terroriste.

Lidhur me këto deklarata janë pyetur sot kryetari i kuvendit Dimal Basha dhe nënkryetarja Albulena Haxhiu.

Basha tha se nuk i komenton deklaratat e tij.

“Unë nuk i komentoj deklaratat e tij, unë e dhashë qëndrimin tim, po besoj që qëndrimi im u bë i qartë. Unë mendoj që funksionalizimi i shtetit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, është i domosdoshëm marrë parasysh që kemi kaq shumë muaj që qytetarët presin funksionalizimin e shtetit”, tha ai.

Haxhiu tha se nuk i ka dëgjuar deklaratat e Rashiq, por sipas saj ai dhe Lista Serbe nuk duhet të futen në një thes.

“Unë nuk kam dëgjuar se çka ka thënë zoti Rashiq. Unë mendoj që assesi zoti Rashiq dhe Lista Serbe kurrë nuk duhet të vendosen në të njëjtin thes sepse kryetari formal i Listës Serbe ka bërë sulm terrorist në Republikën e Ksoovës, në Banjskë, në Ibër Lepenc, sulme ndaj gazetarëve, policisë, KFOR’it, sulme ndaj qytetarëve, prandaj është e papranueshme që të futen në një thes. Ne pas shumë vitesh e kemi Listën Serbe me 9 deputetë në kuvend, janë shumë por s’janë 10 andaj është dashur ta shfrytëzojmë këtë situatë dhe ta heqim LS nga kryesia, rrjedhimisht ta votojmë Rashiqin”, tha ajo. /GazetaExpress/