Basha: Detyra e parë si kryeministër, rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti - Gazeta Express
string(68) "basha-detyra-e-pare-si-kryeminister-rivleresimi-i-demeve-nga-termeti"

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2021 19:44

Basha: Detyra e parë si kryeministër, rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti

Shqiperi

Gazeta Express

17/04/2021 19:44

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se gjëja e parë që do të bëjë PD kur të vijë në pushtet është rivlerësimi i dëmeve nga tërmeti për të hequr diskriminimin politik.

Gjithashtu Basha u shpreh se pas 8 vitesh mashtrime dhe dështime në krye të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka guxim edhe njëherë t’u kërkojë votën shqiptarëve.

Lexo Edhe:

“Ndijeni në zemrat tuaja ndryshimin që nuk ka forcë që ta ndalë. Numri 9, koalicion për ndryshim. E di dhe Edi Rama që më 25 Prill, shqiptarët do ta largojnë me votë. Në 8 vite mashtrimi dhe premtime të pambajtura, vuajtje, dështime dhe ka guximin të vijë prapë dhe të kërkojë edhe 4 vite të tjera.

Sot këtu nga ky shesh është vendi t’iu them të dëmtuarve nga tërmeti se detyra më e parë e qeverisë sime dhe e imja si kryeministër do të jetë rivlerësimi më transparent i dëmeve tuaja për të hequr diskriminimin politik.

Bashkë për ndryshim do të thotë të largojmë njeriun që për 8 vite u bë pengesë për çdo shqiptar të ndershëm dhe punën e tyre. Ai sot ka guximin ta kërkojë përsëri”, tha Basha.