Basha: Deklarata Kushtetuese e Korrikut 1990, gurthemeli për shtetin e Kosovës - Gazeta Express
string(76) "basha-deklarata-kushtetuese-e-korrikut-1990-gurthemeli-per-shtetin-e-kosoves"

Gazeta Express

02/07/2020 19:39

Basha: Deklarata Kushtetuese e Korrikut 1990, gurthemeli për shtetin e Kosovës

Gazeta Express

02/07/2020 19:39

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha kujtoi sot Deklaratën Kushtetuese të Kosovës, e cila u firmos 30 vite më parë dhe përmes së cilës u hodhën themelet e para të shtetit.

Basha shkruan se 30 vite më parë gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 është gurthemeli i shtetit të Kosovës.

2 korriku i 1990 shënoi forcimin dhe bashkimin e të gjithë faktorëve shqiptarë në Kosovë, nën drejtimin e Ibrahim Rugovës, për një qëllim të madh, Kosovën e Pavarur.

30 vjet më parë, gratë dhe burrat e Kuvendit të Kosovës rindezën pishtarin e lirisë dhe shënuan kthesën e madhe në historinë e Kosovës. Një ditë e madhe, një ditë e bekuar për shqiptarët në të dyja anët e kufirit”, shkruan kreu i demokratëve.

Ai kujton edhe përjetimet personale nga ajo ditë, duke shkruar se gjysma e familjes së tij është detyruar të largohej nga Peja e Drenica para një shekulli prej dhunës e terrorit.

“Kurrë nuk kam për ta harruar me çfarë gëzimi dhe emocioni është pritur ai vendim në familjen time, gjysma e së cilës u detyrua të largohej nga Peja dhe Drenica para një shekulli si pasojë e dhunës dhe terrorit.

Deklarata Kushtetuese është hapi i parë drejt pavarësisë së Kosovës, që u ndërtua me Lëvizjen paqësore për Republikë dhe Pavarësi dhe kulmoi me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’u realizuar e plotë në 17 shkurt 2008.

Kosova ka ditur ndër shekuj të tregojë guxim, forcë e largpamësi përballë sfidave të shumta që ka kaluar në historinë e saj.

Jam i bindur se me të njëjtën kurajo dhe maturi të bazuar në shembuj të jashtëzakonshëm burrash e grash që ia dedikuan jetën lirisë dhe pavarësisë, Kosova do të ecë e vendosur dhe e sigurtë drejt ndërtimit të një shteti të fortë demokratik, anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”, thekson Basha./Express