Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar replikat me Kryeministrin Edi Rama edhe gjatë ditës së sotme. Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Basha e ka akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion dhe tentativë për të ndikuar në punën e SPAK-ut.
“O Ramë, si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua, mo Rame! E mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal. Po re vetë brenda, s’të ndahet zemra nga bufi, se vetëm ai të mban në pushtet”, tha Basha.
Ai ka vijuar më tej duke thënë: “Ai të dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati të godasësh SPAK-un”.
Bashës ka komentuar dhe deklaratën e Ramës se mbështetja amerikane për SPAK-un është tërhequr. “Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën, Rame. Hetimet vazhdojnë. 7×7 bëjnë 313“, shtoi ai.
“E ke kot. Do të përballesh me drejtësinë dhe nuk mund të shpëtosh“, deklaroi më tej.