Basel ka shënuar fitore në xhiron e dytë të fazës së ligës në Ligën e Europës.
Ekipi zviceran triumfoi pastër 2:0 ndaj skuadrës gjermane, Stuttgart, shkruan Gazeta Express.
Albian Ajeti kaloi vendasit në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes.
E në minutën e 84-të Broschinski shënoi për 2:0 pas asistit nga Xherdan Shaqiri.
Me këtë fitore, Basel tani ka tri pikë dhe renditet i 14-ti.
Në anën tjetër, Stuttgart mbetet me tri pikë poashtu, por zbret në vendin e 24-të.