Bartomeu lirohet përkohësisht - Gazeta Express

Bartomeu lirohet përkohësisht

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 12:28

Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i FC Barcelona dhe këshilltari i tij, Jaume Masferrer janë liruar me akuza pasi shfrytëzuan të drejtën e tyre për të mos dëshmuar para gjykatësit Alejandra Gil, kreu i gjykatës numër 13 i Ciutat de la Justícia dhe që udhëheq këtë çështje.

Pasi u arrestuan dje dhe pasi kaluan natën në qelinë e stacionit të policisë Los Mossos d’Esquadra në Travassera de Les Corts, Bartomeu dhe  Jaume Ferrer u transferuan në Ciutat de la Justícia në dy furgona herët në mëngjes. 

Të dy akuzohen për krime të administrimit të padrejtë dhe korrupsion midis individëve, përcjell Gazeta Express.

Tashmë ky rast nuk do të njihet si BarcaGate, por si BartoGate. Pra, klubi katalunas nuk do të përfshihet në këtë rast.

Vitin e kaluar u raportua se klubi i kishte paguar disa kompani private për t’i kritikuar dhe njollosur në rrjetet sociale kundërshtarët e Bartomeut, përfshirë lojtarë dhe trajnerë nga e kaluara dhe e tashmja.

Lionel Messi, Pep Guardiola, Xavi dhe Gerard Pique ishin në mesin e atyre që ishin cak i njollosjes dhe kritikave nga kompania I3 Ventures në një fushatë njolloseshe trivjeçare. Presidenti i atëhershëm i Barcelonës Bartomeu i pati hedhur poshtë akuzat në shkurt të vitit të kaluar.

Synimi i saj ishte ta mbronte Bartomeun dhe reputacionin e tij duke i kritikuar kundërshtarët e tij. I3 Ventures kishte llogari në Twitter dhe Facebook të cilat postonin në lidhje me lojtarët e Barçës. Ajo i kishte bërë disa sulme ndaj Messit për ngurrimin e tij për ta nënshkruar kontratën e re me Barçën, derisa Pique u kritikua për projektin e tij për ta riorganizuar turneun e tenisit për shtete, Davis Cup.

Tetë anëtarë të klubit bënë ankesë zyrtare në polici, e cila e nxiti një hetim i cili ka vazhduar për disa muaj. Pas kësaj hetimi, policia katalonase i bastisi zyrat e Barcelonës të hënën. Në një kontroll të kryer në korrik, policia kishte marrë dokumente në lidhje me këtë skandal.

Bartomeu e kishte pranuar në fillim të vitit të kaluar se e kishte kontraktuar kompaninë I3 Ventures për rrejte sociale por këmbënguli se nuk kishte marrëveshje me të për ta kritikuar Messin me bashkëlojtarë. /Gazeta Express/