Bartomeu do ta kalojë natën në stacionin policor - Gazeta Express
string(48) "bartomeu-do-ta-kaloje-naten-ne-stacionin-policor"

Bartomeu do ta kalojë natën në stacionin policor

Futboll

Gazeta Express

01/03/2021 20:45

Josep Maria Bartomeu, ish-presidenti i Barcelonës, është arrestuar nga Mossos d’Esquadra në mëngjes.

Është në lidhje me skandalin Barcagate nga shkurti i kaluar, me policinë që ka vizituar dhe kontrolluar zyrat e klubit edhe këtë të hënë.

Lexo Edhe:

Fillimisht raportuar nga Cadena SER dhe RAC1, Oscar Grau dhe avokati Roman Gomez Ponti u arrestuan gjithashtu në Camp Nou, ndërsa ish-drejtori Jaume Masferrer ishte, si Bartomeu , i arrestuar në shtëpinë e tij.

Tashmë është bërë e ditur se Josep Maria Bartomeu dhe Masferrer do ta kalojnë natën në stacionin policor. /Gazeta Express/