Baroni i vjetër i krimit krijon kartelin me mijëra trupa për të rrëzuar djemtë e El Chapo - Gazeta Express
string(89) "baroni-i-vjeter-i-krimit-krijon-kartelin-me-mijera-trupa-per-te-rrezuar-djemte-e-el-chapo"

Baroni i vjetër i krimit krijon kartelin me mijëra trupa për të rrëzuar djemtë e El Chapo

Gazeta Express

17/10/2020 20:04

Një nga krerët e krimit në Meksikë, Rafael Caro Quintero është bashkuar me anëtarë të larguar të kartelit Sinaloa në zonat veriore të Sonora, dhe pritet të sfidojë me luftë organizatën e djemve të El Chapos.

Rafael Caro Quintero është i kërkuar nga FBI në SHBA, mes të tjerash për vrasjen e agjentit special amerikan Enrique Camarena në 1985.

Lexo Edhe:

Ai ka qenë më parë udhëheqësi i grupit famëkeq Guadalajara Cartel, dhe është liruar së fundmi pasi kreu 28 vjet nga dënimi me 40-vite burg në Meksikë.

68-vjeçari i përmendur dhe në dokumentarin e njohur amerikan ‘Narcos’ ka nisur tashmë rekrutimet dhe ka formuar kartelin Caborca, raporton rrjeti argjentinas Infobae.

Quintero po e bën këtë duke mbledhur ish-anëtarë të distancuar të kartelit Sinaloa të ElChapo, për kapjen e rrugëve të trafikut të drogave drejt SHBA.

Eksperti i sigurisë Dr Robert J Bunker, thotë se zhviullimi është një kërcënim për grupin e drejtuar tashmë nga djemtë e Chapo, Jesus Alfredo Guzman, Ivan Archivaldo Guzman dhe Ovidio Guzman Lopez, e ndoshta së shpejti pritet përballja  mes dy grupeve.

Dr Bunker shton: “Lufta e rrugëve te droges tashmë po zhvillohet mes ‘narko-ve’ të vjetër dhe ish anëtarëve të Sinaloa, që kërkojnë të rrëzojnë Los Chapitos (djemtë e El Chapo-s). Nga ana tjetër kemi gjithashtu Ismael ‘El Mayo’ Zambada që tenton të marrë nga brenda kontrollin e Sinaloa nga Los Chapitos.”

“Kështu që fraksioni i ‘El Mayo’ mund të bashkëpunojë me kartelin Caborca për të vjedhur pushtetin nga djemtë e El Chapo, duke i shtuar konfliktit të brendshëm një tjetër front”.

Në qershor 12 njerëz u gjetën të vdekur në qytetet Caborca dhe Sonoyta pasi djemtë e El Chapo kishin hyrë në territorin e Quinteros.

Dr Bunker shton se konflikti mund të përhapet më gjerë në Meksikë.

“Karteli Caborca kërkon jo vetëm të futojë territore por dhe të sigurojë të ardhura trafiku me të cilat të shtojë numrin e ushtarëve dhe armatimeve, si dhe të paguajë zyrtarë të korruptuar për të mbajtur anën e tyre në konflikt”./tch