Bari që trajton diabetin ndihmon edhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje - Gazeta Express

Bari që trajton diabetin ndihmon edhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje

Gazeta Express

28/10/2020 11:32

Një studim i bërë nga hulumtues të Universitetit College London, sugjeron që një ilaç, i cili përdoret për trajtimin e diabetit gjithashtu mund të ngadalësoj ose të parandaloj sëmundjen e Parkinsonit.

Në mesin e shumë studimeve të bëra, një studim i vitit 2018 konfirmoi për herë të parë lidhjen në mes të tipit 2 të diabetit dhe sëmundjes së Parkonsonit. Sipas këtij studimi është  gjetur se diabetikët ishin 32 përqind më të prirë të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit, në krahasim me personat e tjerë që nuk e kishin këtë sëmundje.

Ilaçi i quajtur exenatide është vërejtur se ngadalëson progresin e dëmtimit të mekanizmave motorikë degjenerativë tek këta pacientë.

Studimi i ri i publikuar në revistën “Brain”, ka investiguar këtë lidhje tek 100.000 persona të diagnostikuar me diabetin tipi 2. Këta pjesëmarrës ishin trajtuar më ilaçe të ndryshme.

Si rezultat pacientët, që ishin trajtuar me ilaçin exenatide ishin shumë më pak të rrezikuar nga zhvillimi i sëmundjes së Parkinsonit.

“Ne tani kemi shtuar prova të reja se exenatide ndihmon në parandalimin e sëmundjes së Parkinsonit dhe se diabeti është mjaft i lidhur me këtë sëmundje”, tha Dr Tom Foltynie, autor i studimit.

Aktualisht është duke u zhvilluar faza e tretë e eksperimenteve klinike dhe shkencëtarët shpresojnë, që ky zbulim do të konfirmohet dhe do të jetë një informacion i nevojshëm për të gjithë mjekët. /Gazeta Express