Baren e duan në Serie A dhe B - Gazeta Express
string(29) "baren-e-duan-ne-serie-a-dhe-b"

Baren e duan në Serie A dhe B

Gazeta Express

18/09/2020 13:31

Interesim nga Italia për Keidi Baren.

Mesfushori i kombëtares shqiptare i cili me shumë gjasa do të largohet nga Malaga në këtë merkato verore pëlqehet nga dy klube të Serie A por edhe nga dy të tjera që luajnë në Serie B.

Lexo Edhe:

Përveç interesimit të Espanyol në Segunda Division, Bare ka përfunduar në radarët e Udineses që ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Malagas, ndërkohë edhe Parma e pëlqen kuqeziun.

Në Serie B dy skuadrat e interesuara për Baren janë Salernitana dhe Lecce.

Vetë Bare i cili spikati me fanellën e Malagas sezonin e kaluar për shkak edhe të problemeve të shumta financiare që ka klubi andaluzian kërkon të largohet.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e mbetura të merkatos. /SS/