Veprimtari i çështjes kombëtare, Bardhyl Mahmuti, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se analisti i çështjeve politike, Nexhmedin Spahiun, gjatë kohës së studimeve, si ‘‘anëtar i Lidhjes së Rinisë Socialiste të Jugosllavisë’’, ishte prezantuar si Nexho Spahijeviq.
Mahmuti, në postimin e tij ka thënë edhe se ai s’ka reaguar lidhur me takimin e Spahiut të bëra në Beograd, më saktësisht me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq, duke thënë se për të ‘‘nuk ka asgjë skandaloze në veprimet dhe deklaratat e një personi që është në harmoni të plotë me frymën e dikurshme pro-jugosllave’’.
Lidhur me këtë deklarim ka reaguar për vetë Spahiu përmes një komenti në postimin e Mahmutit.
Analisti e ka akuzuar Mahmutin duke thënë se ky i fundit po gënjen kur thotë se Spahiu është prezantuar si ‘‘Nexho Spahijeviq’’.
‘‘Burrë plak ia lejon vetit me shpifë: ” I cili si student prezantohej … ” . Phu njeri pa pikë dinjiteti e integriteti me rrejtë pa pikë nevoje për një agjendë të humbur politike në mbrojtje të enverizmit’’, ka shkruar Spahiu.