Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin me Presidentin dhe ministrinë e Mbrojtjes, por jo rikthimin në detyrë - Gazeta Express
string(98) "bardhyl-kollcaku-fiton-gjyqin-me-presidentin-dhe-ministrine-e-mbrojtjes-por-jo-rikthimin-ne-detyre"

Shqiperi

Gazeta Express

15/02/2021 15:36

Bardhyl Kollçaku fiton gjyqin me Presidentin dhe ministrinë e Mbrojtjes, por jo rikthimin në detyrë

Shqiperi

Gazeta Express

15/02/2021 15:36

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Bardhyl Kollçaku ka fituar gjyqin me presidentin Ilir Meta dhe ministrinë e Mbrojtjes lidhur me shkarkimin e tij nga detyra.

Mësohet se Gjykata Administrative i ka dhënë të drejtë Kollçakut për padinë duke vendosur që Kollçakut t’i paguhet rroga, por jo të rikthehet në detyrë.

Bardhyl Kollçaku u lirua nga detyra një muaj para se t’i mbaronte emërimi, ndërsa përmes padisë në Administrative kërkoi ruajtjen e statusit, pagesën dhe rikthimin në detyrë.

Kollçaku u bë shef shtabi gjatë periudhës kur ministër Mbrojtje ishte znj. Mimi Kodheli ndërsa la detyrën në periudhën e ministres Xhaçka.