Bardhi zbulon ku do të kandidojë Lulzim Basha dhe Berisha - Gazeta Express
string(57) "bardhi-zbulon-ku-do-te-kandidoje-lulzim-basha-dhe-berisha"

Bardhi zbulon ku do të kandidojë Lulzim Basha dhe Berisha

Shqiperi

Gazeta Express

22/01/2021 23:28

Sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Gazment Bardhi ka deklaruar se lideri demokrat Lulzim Basha pritet që të udhëheqë listën e PD-së në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit.

“Basha me shumë gjasa do të drejtojë listën e qarkut të Tiranës“ tha Bardhi në RTSH. Po Berisha? “Do të kandidojë aty ku do të ketë dëshirë” u shpreh ai.

Lexo Edhe:

PD-ja ende nuk ka arritur një marrëveshje me Fatmir Mediun dhe Shpëtim Idrizin, por Bardhi tha se janë në detajet e fundit të paktit. “Ne kemi rënë dakord të dalim në zgjedhje në koalicion si parti të opozitës së bashkuar.

Në disa qarqe mund të dalim me listë të përbashkët pasi u konsultuam me teknikët tanë me qëllim që asnjë votë opozitare të mos shkojë dëm dhe sugjerimi i tyre ishte ky” tha Bardhi.