Partia Demokratike ka reaguar sërish në lidhje me Përgjimet e “Ndraghetas”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi në një reagim në Facebook shkruan se shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta, Erion Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët.
Ndër të tjera Bardhi thekson se edhe një herë përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
“Shërbëtori i organizatës mafioze Ndragheta duhet të ishte sot përpara SPAK dhe jo duke mashtruar qytetarët! Erion Veliaj e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista të mafias.
Përgjimet e Antimafias italiane provuan edhe njeherë pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
Ne e kemi në dorë të bëjmë drejtësi më 25 prill. Dita po vjen dhe drejtësia është më afër se kurrë më parë!”, shkruan Bardhi.
Marsi sjellë Magjinë në ETC nga data 26 Shkurt deri me 4 Mars Event dedikuar për ju duke ju...