Gazment Bardhi ka deklaruar se marrëdhënia e tij e mëparshme me Lulzim Bashën ka qenë shumë e afërt.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bardhi tha se janë në rrugë të ndara, pasi sipas tij Basha po bën veprime për interes personal e jo në dobi të Partisë Demokratike.
Pjesë nga intervista:
-Çfarë ka ndodhur mes jush dhe Lulzim Bashës? Ju pamë në Parlament shumë të tensionuar, më duket se edhe e shave.
Gazment Bardhi: E kam thënë publikisht, nuk ndihem krenar për atë debat që kam bërë me kolegun Basha sepse nuk jam atje për të debatuar.
-Çfarë ndodhi? Ju dukeshit se kishit një raport shumë të mirë.
Gazment Bardhi: Padiskutim kemi pasur një raport shumë të afërt personal dhe njerëzor, mesa duket zoti Basha nuk mirëkupton dot faktin që për Gazment Bardhin interesi i opozitës dhe PD-së është mbi çdo interes personal. Unë nuk jam në Partinë Demokratike për asnjë emër të përveçëm…
-Po interesi i Bashës cili është?
Gazment Bardhi: Në këtë moment, ajo që po bën zoti Basha absolutisht është jo në dobi të vendit, jo në dobi të PD-së.
Gazment Bardhi: Terësisht për një interes personal, nuk ka asnjë diskutim! Ai ka nevojë të reflektojë, nuk i takon zotit Basha të mbajë flamurin e përçarjes së opozitës. Ia kam thënë privatisht para qëndrimit tim publik, jam përpjekur t’ja shpjegoj që rruga që po ndërrmerr nuk e ndihmon PD-në dhe se kemi nevojë për zgjidhje. Ai në rrugën e vet, unë në rrugën time. Nuk bie dakord me atë që po bën, por nuk kam asnjë paragjykim për asnjë çështje.
Reiseburo Prishtina ka kënaqësinë të njoftojë se duke filluar nga data 28 Qershor, do të ofrohen fluturime direkte dy...