Drama për atë se a do të jenë jashtë bashkë Sara dhe Bardhi është duke vazhduar
Bardhi u largua të shtunën në mbrëmje nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3, për shkakun, siç u tha, së nëna e tij nuk ishte mirë më shëndetin.
Por, derisa ai ishte brenda kishte filluar një lidhje dashurie me modelen dhe bukuroshen Sara Gjordeni, por që jashtë si duket kjo lidhje e tij nuk ishte pritur mirë.
Kështu, menaxhmenti i faqes së tij në Instagram e kishte larguar nga “follow” Sarën, si dhe kishte shlyrë nga Instagrami shumicën e fotografive të çiftit.
Bardhi gjatë ditës së sotme, saktësisht tri orë më parë, ia kishte kthyer “followin” Sarës, por që tani rezulton se ai ia ka hequr.
Nuk dihet se si do të jetë raporti i tij me modelën, së cilës Bardhi sa ishte brenda i tha se “ajo do të jetë nëna e fëmijëve të tij”. /GazetaExpress/