Bardhi i kërkoi një fëmijë tjetër, si iu përgjigj Sara Gjordeni? - Gazeta Express
string(62) "bardhi-i-kerkoi-nje-femije-tjeter-si-iu-pergjigj-sara-gjordeni"

Yjet

Gazeta Express

03/09/2025 19:11

Bardhi i kërkoi një fëmijë tjetër, si iu përgjigj Sara Gjordeni?

Yjet

Gazeta Express

03/09/2025 19:11

Në ditën e saj të lindjes, Sara Gjordeni ka marrë urime të shumta nga fansat, miqtë dhe familjarët

E sigurisht nuk mund të mungonte urimi nga bashkëshorti i saj, Bardhi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, këngëtari i njohur shprehet se është i bekuar që ka Sarën në jetën e tij. Gjithashtu shpreh dëshirën që në ditëlindjen tjetër, vajza e tyre Nea të ketë një vëlla.

Moderatorja e ka postuar urimin e partnerit të saj dhe bashkëngjitur me të shkruan se gjithçka është ‘ok’, por me pjesën e fundit duket se nuk është edhe aq dakord.

“Gjithçka ok ri te pjesa e fundit e fjalisë…”, shkruan Sara në postimin e saj në “Instastory”.

Kujtojmë se Sara Gjordeni dhe Bardhi u njohën dhe krijuan një lidhje teksa ishin pjesë e reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”. Teksa shumë ishin skeptikë për romancën e tyre, ata u treguan të gjithëve se sa e fortë ishte dashuria e tyre.

Sara dhe Bardhi janë të martuar dhe kanë së bashku një vajzë, Nea.