Bardh Spahia: Qendrat shëndetësore në Tiranë të papërgatirura për koronavirusin - Gazeta Express
string(78) "bardh-spahia-qendrat-shendetesore-ne-tirane-te-papergatirura-per-koronavirusin"

Bardh Spahia: Qendrat shëndetësore në Tiranë të papërgatirura për koronavirusin

Gazeta Express

27/02/2020 16:48

Ish deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka inspektuar këtë të enjte qendrat shëndetësore në Tiranë në lidhje me masat e marra nga autoritetet, në rast se në Shqipëri shfaqet koronavirusi.

Në një prononcim për median, Spahia ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë, pasi sipas tij në spitalet e kryeqytetit nuk është marrë asnjë masë shtesë dhe se mungojnë në masë mjetet mbrojtëse për personelin mjekësor.

Lexo Edhe:

 “Ka një fluks të shtuar pacientësh, ndërkohë që nuk ka asnjë masë shtesë për të përballuar një pacient probabilisht të prekur. Gjatë konstatimeve tona dhe bisedimeve me personelin u ngrit i njëjti shqetësim mungesa e pajisjeve mbrojtëse, mungesa e informacionit për përballjen me një situata eventuale prekje. Nga i gjithë personeli na u ngritën shqetësimet për mungesën jo vetëm të maskave kirurgjikale, por edhe maskave të thjesht, mungesën e tutave. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që na u ngrit si shqetësim ishte përjashtimi i strukturës së sistemit parësor nga grupi punës. Një përjashtim që reflektohet nga qendra në bazë. Pra ndihen jo vetëm të abandonuar por edhe të shkëputura nga strukturat.  Në disa raste qytetarët të ndryshëm që kishin ardhur nga Italia kishin kërkuar të bënin tamponin dhe ishin përcjellë duke u thënë që do të bënim një ekzaminim nëse temperatura kalon 38 gradë”,-tha Spahia