string(85) "barcelones-iu-desh-ta-conte-njerin-lojtar-ne-ligen-e-trete-per-ta-regjistruar-kounden"

Futboll

Gazeta Express

29/08/2022 10:16

Barcelonës iu desh ta çonte njërin lojtar në ligën e tretë për ta regjistruar Kounden

Futboll

Gazeta Express

29/08/2022 10:16

Barcelona e regjistroi më në fund Jules Kounden, të cilin e transferoi muajin e kaluar nga Sevilla.

23 vjeçari mungoi në dy ndeshjet e para të la Ligas pasi gjiganti katalunas e kishte kaluar limitin e rrogave.

Dhe, qendërmbrojtësi ishte i gatshëm më në fund dhe bëri paraqitje të mirë mbrëmë ndaj Real Valladolidit.

E regjistrimit të tij ia ka pa sherrin një tjetër lojtar i Barçës, raporton “Football-Espanda”, përcjell “Gazeta Express”.

Mesfushori i talentuar Pablo Torre është regjistruar nga Barcelona Atletic, më mirë e njohur si Barcelona B, për ta mundësuar regjistrimin e Koundes.

Kështu, Torre në sezonin e ri do të luajë në nivelin e tretë të futbollit spanjoll.

Regjistrimi i tij me Barça B është i përkohshëm, por ai mund të mbetet aty gjatë krejt edicionit.

Ai do të drejtohet nga trajneri Rafael Marquez.

19 vjeçari ishte transferuar në muajin qershor nga Racing Santander dhe planifikohej të lëvizte në mes të Barcelonës dhe Barcelonës B, varësisht prej nevojës.

Flitet se ai mund të rikthehet në Racing këto ditë, por më i mundshëm është qëndrimi në Barcelonë.

Krahas Koundes, Barcelona gjatë verës i ka transferuar edhe lojtarët si Franck Kessie, Andreas Christensen, Raphinha e Robert Lewandowski. /Gazeta Express/