Barcelona triumfon në Albacete dhe prenoton biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit - Gazeta Express
string(88) "barcelona-triumfon-ne-albacete-dhe-prenoton-bileten-per-gjysmefinalen-e-kupes-se-mbretit"

Sport

Gazeta Express

03/02/2026 23:01

Barcelona triumfon në Albacete dhe prenoton biletën për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

Sport

Gazeta Express

03/02/2026 23:01

Barcelona ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, pasi ka mposhtur Albaceten me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar në transfertë.

Skuadra katalanase e nisi ndeshjen me autoritet, duke dominuar posedimin e topit dhe duke krijuar disa raste serioze që në minutat e para.

Marcus Rashford ishte i pari që rrezikoi portën vendase, ndërsa loja u karakterizua edhe nga duele të forta dhe ndërhyrje që sollën kartonë të verdhë.

Avantazhi për Barcelonën erdhi në minutën e 39-të, kur Lamine Yamal përfitoi nga një aksion i ndërtuar bukur me Frenkie de Jong, duke shënuar me një goditje precize nga distanca për rezultatin 0-1.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi me presion të lartë dhe arriti të dyfishojë epërsinë në minutën e 56-të. Ronald Araújo u tregua i saktë me kokë pas një goditjeje këndi të ekzekutuar nga Rashford, duke e çuar rezultatin në 0-2.

Albacete tentoi të reagojë në fund të takimit. Jefte Betancor shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa Javi Moreno arriti të ngushtojë shifrat në minutën e 87-të. Megjithatë, kjo nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.

Barcelona menaxhoi me qetësi minutat e mbetura dhe konfirmoi kualifikimin në fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement