Barcelona tërhiqet nga projekti i Superligës, mbetet vetëm Real Madridi - Gazeta Express
string(70) "barcelona-terhiqet-nga-projekti-i-superliges-mbetet-vetem-real-madridi"

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 14:21

Barcelona tërhiqet nga projekti i Superligës, mbetet vetëm Real Madridi

Futboll

Gazeta Express

03/10/2025 14:21

Barcelona dhe Real Madrid kanë qenë dy klubet kryesore që vazhdimisht kanë mbështetur projektin e Superligës, një iniciativë që synon të reformojë garën kryesore të futbollit evropian duke zëvendësuar Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës të UEFA-s. Megjithatë, gjigantët katalanas raportohet se po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes nga ky projekt pas mbi 4 vitesh.

Sipas RAC1, Barcelona ka vendosur të mos jetë më pjesë e Superligës. Ky projekt nisi në prill të vitit 2021 me 12 klube themeluese, por pas reagimeve të forta, numri i tyre u zvogëlua në tre: Juventus, Real Madrid dhe Barcelona. Më pas, edhe Juventusi u tërhoq, duke e lënë vetëm dy rivalët e mëdhenj të El Clásicos.

Arsyeja kryesore e ndryshimit të qëndrimit të Barcelonës lidhet me UEFA-n. Institucioni që udhëheq futbollin evropian ka ndryshuar formatin e Ligës së Kampionëve dhe ka garantuar më shumë të ardhura për klubet më të mëdha, diçka që i përshtatet Barcelonës.

Përmirësimi i marrëdhënieve mes klubit katalanas dhe UEFA-s, i dëshmuar edhe nga komunikimet mes presidentëve Joan Laporta dhe Aleksander Ceferin, ka bërë që Barcelona të mos shohë më nevojë për një garë të re. Madje edhe nëse Gjykata Evropiane do të japë të drejtën që Superliga të realizohet, kjo nuk do ta ndryshojë qëndrimin e klubit.

Ky zhvillim mund të jetë një goditje vendimtare për Superligën, sidomos duke marrë parasysh se kompania organizatore e saj, A22, rrezikon falimentimin. CEO i saj, Bernd Reichart, ka qenë fytyra publike e projektit së bashku me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, dhe Joan Laportën e Barcelonës, duke prezantuar formatin e ri të planifikuar.