Barcelona synon ndryshime rrënjësore në vijën e mbrojtjes - Gazeta Express
string(57) "barcelona-synon-ndryshime-rrenjesore-ne-vijen-e-mbrojtjes"

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 13:40

Barcelona synon ndryshime rrënjësore në vijën e mbrojtjes

Futboll

Gazeta Express

15/09/2021 13:40

Barcelona është duke i vëzhguar pesë mbrojtës, në përpjekje për ta ndryshuar rrënjësisht mbrojtjen e moshuar të skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Mosha e Gerard Piques, paraqitjet e dobëta të Clement Lenglet, largimi i pritshëm i Samuel Umtitit dhe dyshimet për cilësitë e Oscar Minguezas, i kanë shtyrë drejtuesit e klubit të mendojnë për ndryshime të mëdha në këtë repart të fushës.

Lexo Edhe:

Ka kohë që Barça po mendon ta gjejë një zëvendësues të denjë për qendërmbrojtësin spanjoll Pique, i cili në shkurt i mbush 35 vjet, raporton Gazeta Express.

Listës së dëshirave të katalonasve i prin mbrojtësi i talentuar i Lille, 21-vjeçari Sven Botman.

Në listën e dëshirave të Barçës janë edhe Mohammed Salisu i Southamptonit në Premierligë, Aymeric Laporte i Manchester City, Matthijs De Ligt i Juventusit dhe Cristian Romero i Tottenhamit.