Barcelona shqyrton shtyrjen e rikthimit në "Camp Nou" - Gazeta Express
string(51) "barcelona-shqyrton-shtyrjen-e-rikthimit-ne-camp-nou"

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 17:20

Barcelona shqyrton shtyrjen e rikthimit në “Camp Nou”

Futboll

Gazeta Express

01/10/2025 17:20

Barcelona raportohet se po shqyrton shtyrjen e rikthimit në “Camp Nou”, pas muajsh të tërë pune për të siguruar licencën për rihapjen e stadiumit. Pavarësisht njoftimit të UEFA-s se ndeshja e radhës e Ligës së Kampionëve do të luhet aty, katalanasit mund të vendosin që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

Fillimisht, rikthimi në “Spotify Camp Nou” ishte paraparë në nëntorin e kaluar, por vonesat e vazhdueshme bënë që Barcelona të detyrohej ta shtyjë disa herë datën e rikthimit. Gjatë javëve të fundit, klubi ka aplikuar për të drejtën e hapjes së stadiumit, të cilën Komuna ende nuk e ka miratuar. Megjithatë, këtë javë UEFA njoftoi se ndeshja ndaj Olympiakosit, më 21 tetor, do të zhvillohet në “Camp Nou”.

Sipas “Diario AS”, Barcelona tani po shqyrton mundësinë që rikthimin ta shtyjë edhe për një muaj tjetër, kryesisht për arsye financiare. Ndërkohë që qiraja e “Montjuic”-ut kushton mes 300 deri në 900 mijë euro, Barça arriti të mbledhë mbi 50 mijë tifozë në ndeshjen e parë aty kundër Real Sociedadit.

Plani fillestar parashihte rikthim në “Camp Nou” me 27 mijë tifozë, pastaj rritje në 45 mijë e më pas 60 mijë, para se të nisnin punimet në unazën e tretë të stadiumit. Por pasi humbi të ardhura të mëdha duke luajtur dy ndeshjet e para në stadiumin e vogël “Estadi Johan Cruyff” me vetëm 6 mijë ulëse, Barcelona po mendon të qëndrojë në “Montjuic” deri kur “Camp Nou” të jetë gati për të pritur 45 mijë shikues, opsioni më i leverdishëm financiarisht. Kjo do të nënkuptonte shtyrje të rikthimit deri më 22 nëntor, kur Barcelona pret Athletic Bilbaon, pas pauzës së tretë ndërkombëtare.

Një vendim i tillë do të sillte një vonesë gati njëvjeçare nga plani fillestar. Megjithëse Barcelona ka siguruar se vonesat lidhen me faktorë jashtë kontrollit të saj dhe të kompanisë ndërtuese “Limak”, projekti ka qenë një barrë e rëndë financiare për klubin, që fillimisht planifikonte rikthimin me 60 mijë tifozë.