Barcelona ka arritur një fitore të thellë 4-0 ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 13-të të La Ligës, duke rikthyer dominimin në kampionat.
Katalunasit dominuan në fushë dhe shënuan katër herë, me Robert Lewandowski që hapi ndeshjen me gol në minutën e 4-t.
Ferran Torres shënoi dy herë, duke realizuar një gol në minutën e 45+3’ dhe një tjetër në minutën e 90’, ndërsa Fermin Lopez shënoi edhe ai për 4-0 vetëm tri minuta pas pushimit.
Me këto tri pikë, Barcelona ngjitet në vendin e parë të tabelës së La Ligës, duke barazuar pikët me Real Madridin, por me një ndeshje më shumë. /GazetaExpress/