Barcelona s’heq dorë nga Lautaro, pavarësisht qëndrimit të Interit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

31/05/2020 8:38

Barcelona s’heq dorë nga Lautaro, pavarësisht qëndrimit të Interit

Futboll

Gazeta Express

31/05/2020 8:38

Barcelona nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez dhe mbetet e qetë, pas komenteve negative nga drejtuesit e Interit në ditët e fundit.

Sulmuesi argjentinas është synimi kryesor i Barcës për afatin kalimtar të kësaj vere, por ai e ka një klauzolë lirimi në vlerë 111 milionë euro, të cilët gjiganti spanjoll s’duket të jetë e gatshme ta paguajë në një kohë krize midis pandemisë së koronavirusit, transmeton Gazeta Express.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, këmbënguli ditë më parë se mënyra e vetme që Lautaro të largohet nga klubi është nëse dikush e paguan klauzolën e lirimit të tij.

“Mënyra e vetme që Lautaro do të largohet nga Inter është nëse paguhet klauzola e tij”, kishte thënë ai.

Por, sipas MARCA, Barcelona nuk është duke u zmbrapsur aspak në synimin për ta blerë argjentinasin, sepse i shohin këto komente negative pjesë të procesit negociues.

“Ne nuk po heqim dorë. Nuk do të zmbrapsemi, larg saj”, MARCA e citon një zyrtar të Barcelonës.

Klubi katalonas beson fuqishëm se Lautaro do të jetë lojtar i Barcelonës nga sezoni i ardhshëm, duke qenë se dëshira e tij është të luajë në Camp Nou.

Po ashtu, fakti që do të luante në një skuadër me Lionel Messi, është plus i madh për 22-vjeçarin. /Gazeta Express/