Barcelona sfidohet nga dy klubet e mëdha angleze për shërbimet e Bastonit - Gazeta Express
string(73) "barcelona-sfidohet-nga-dy-klubet-e-medha-angleze-per-sherbimet-e-bastonit"

Futboll

Gazeta Express

02/03/2026 18:04

Barcelona sfidohet nga dy klubet e mëdha angleze për shërbimet e Bastonit

Futboll

Gazeta Express

02/03/2026 18:04

Gjiganti i La Ligës, Barcelona, nuk është i vetmi klub i interesuar për yllin e Interit, Alessandro Bastonin, pasi edhe Arsenali dhe Liverpooli kanë “eksploruar” situatën e mbrojtësit italian, sipas “CaughtOffside”.

Dy gjigantët e Premierligës, Arsenali dhe Liverpooli, kanë vendosur Bastonin në listën e tyre të dëshirave.

Sipas raportit, Liverpooli e sheh atë si një zëvendësues të mundshëm të Virgil van Dijkut, ndërsa Arsenali beson se mbrojtësi italian do t’i përshtatej stilit të lojës së trajnerit Mikel Arteta.

Raportime të mëparshme kanë sugjeruar se edhe Barcelona është e interesuar për Bastonin, madje mbrojtësi katalanas Pau Cubarsi e ka lavdëruar publikisht 26-vjeçarin.

Kontrata e Bastonit në “San Siro” skadon në qershor 2028, ndërsa Interi është i gatshëm t’i ofrojë një marrëveshje të re deri në vitin 2030.

Mbrojtësi italian është titullar i rregullt për “Nerazzurrët”.

Ai ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 33 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Ai ka realizuar gjithashtu tre gola në 41 paraqitje me kombëtaren e Italisë, me të cilën fitoi EURO 2020./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement