Barcelona rivalizohet nga klubi anglez për Amrabat - Gazeta Express
string(50) "barcelona-rivalizohet-nga-klubi-anglez-per-amrabat"

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 12:50

Barcelona rivalizohet nga klubi anglez për Amrabat

Sport

Gazeta Express

19/03/2023 12:50

Tottenham Hotspur i është bashkuar garës për transferimin e Sofyan Amrabat.

Barcelona, që e kërkoi anëtarin e Fiorentinas edhe në afatin kalimtar të janarit, mbetet e interesuar për të, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ambrabat te Barça shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit, teksa klubi do të synojë transferimin e tij në afatin e verës.

Tani, sipas “Calciomercato”, për reprezentuesin e Marokut ka shprehur interesim edhe Tottenhami.

Klubi londinez synon të mposhtë konkurrencën e Barcelonës, klub që po përballet me krizë financiare.

Tottenhami thuhet se dëshiron më shumë konkurrencë për Pierre-Emile Hojbjerg dhe Rodrigo Bentancur në mesfushë, pasi Yves Bissouma ka zhgënjyer me paraqitjet e tij.

26-vjeçari me Fiorentinan ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit të ardhshëm. /Gazeta Express/