Barcelona rikthehet si lidere, fiton pastër ndaj Levantes - Gazeta Express
string(56) "barcelona-rikthehet-si-lidere-fiton-paster-ndaj-levantes"

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 18:14

Barcelona rikthehet si lidere, fiton pastër ndaj Levantes

Futboll

Gazeta Express

22/02/2026 18:14

Barcelona e ka rikthyer kreun e tabelës, me fitoren e arritur ndaj Levantes dhe pas humbjes së Real Madridit mbrëmë ndaj Osasunës.

Barcelona e ka mposhtur pastër Levanten, me ndeshjen e luajtur në “Spotify Camp Nou”.

Djelmoshat e Hansi Flick fituan 3-0 ndaj Levantes, shkruan “GazetaExpress”.

Fillimisht, serinë e golave në ndeshje e hapi Marc Bernal në minutën e katërt të ndeshjes, pas asistimit nga Eric Garcia.

Në minutën e 32-të, Barcelona e dyfishoi epërsinë me anë të Frenkie de Jong.

Kështu u mbyll edhe pjesa e parë, teksa në të dytën, Barcelona e shënoi vetëm edhe një gol.

Ishte Fermin Lopez që shënoi për 3-0, pasi u asistua nga Lamine Yamal.

Me këtë fitore, Barcelona është rikthyer në vendin e parë në tabelë, pasi mbrëmë Osasuna i bëri nder duke e mposhtur Realin, 2-1.

Barça tash shkon në kuotën e 61 pikëve, një më shumë se Reali që i ka 60.

Levante është e 19-ta me 18 pikë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement