Barcelona pranë marrëveshjes për ta mbajtur Rashfordin - Gazeta Express
string(54) "barcelona-prane-marreveshjes-per-ta-mbajtur-rashfordin"

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 12:20

Barcelona pranë marrëveshjes për ta mbajtur Rashfordin

Futboll

Gazeta Express

25/02/2026 12:20

Barcelona po i afrohet një marrëveshjeje për Marcus Rashford gjatë verës, pasi synon ta mbajë sulmuesin anglez. Klubi katalanas duket se nuk do të ketë zgjidhje tjetër veçse të aktivizojë opsionin e blerjes prej 30 milionë eurosh të rënë dakord vitin e kaluar me Manchester United.

Rashford, megjithëse nuk ka qenë gjithmonë titullar i rregullt, është përshtatur mirë te Barcelona, duke fituar vlerësimet e trajnerit Hansi Flick dhe drejtorit sportiv Deco. “Blaugrana” dëshiron ta mbajë lojtarin, ndërsa vetë Rashford ka shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar në klub. Fillimisht ishte përfolur se Barcelona do të tentonte të ulte çmimin me United.

Sipas Sport, Barcelona tani e konsideron të drejtë çmimin prej 30 milionë eurosh për Rashfordin. “Djajtë e Kuq” nuk janë të gatshëm të ndryshojnë kushtet e marrëveshjes së verës së kaluar, duke besuar se bëhet fjalë për një ofertë shumë të mirë. Si rrjedhojë, Barcelona ka vendosur të përqendrojë përpjekjet për ta bërë marrëveshjen të përballueshme në forma të tjera.

Me United që nuk pranon negociata të reja, Barcelona do t’i kërkojë Rashfordit të pranojë një ulje të ndjeshme page për t’iu bashkuar klubit. Edhe në këtë rast, katalanasit synojnë t’i ofrojnë një kontratë afatgjatë për ta shpërndarë më mirë koston financiare, megjithëse rregullat e La Liga lejojnë që ndikimi i pagës në limitin financiar të shpërndahet vetëm në katër vite.

Rashford tashmë kishte pranuar një pagë më të ulët për ta realizuar huazimin dhe duket se është i gatshëm ta bëjë sërish. Gazetari Fabrizio Romano konfirmon se bisedimet mes Barcelonës dhe përfaqësuesve të lojtarit kanë avancuar, ndërsa anglezi u ka bërë të qartë agjentëve se prioriteti i tij është të qëndrojë te Barcelona dhe është i gatshëm të bëjë sakrificën e tij për ta realizuar këtë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement