Barcelona pranë marrëveshjes me talentin suedez, Roony Bardghji - Gazeta Express
string(62) "barcelona-prane-marreveshjes-me-talentin-suedez-roony-bardghji"

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 11:14

Barcelona pranë marrëveshjes me talentin suedez, Roony Bardghji

Futboll

Gazeta Express

23/06/2025 11:14


FC Barcelona është shumë pranë finalizimit të marrëveshjes për transferimin e anësorit të talentuar suedez, Roony Bardghji, nga FC Kopenhagen! 

Negociatat janë në fazën përfundimtare, me vetëm disa detaje të vogla që pritet të zgjidhen në ditët në vijim, raporton Fabrizio Romano.

Bardghji është i destinuar t’i bashkohet Barcelonës në muajin korrik, duke shtuar edhe më shumë talent në repartin ofensiv të skuadrës katalanase. 

Drejtori sportiv Deco ka qenë personalisht i përfshirë në këtë operacion, duke e çuar marrëveshjen drejt mbylljes. Tashmë, gjithçka është gati për të zyrtarizuar transferimin në ditët në vijim.