Barcelona përballet me PSG-në në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(69) "barcelona-perballet-me-psg-ne-ne-fazen-e-liges-se-liges-se-kampioneve"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 18:41

Barcelona përballet me PSG-në në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 18:41

Një duel që shumëkush e kishte imagjinuar në finalen e vitit të kaluar do të ndodhë më herët këtë sezon.

Barcelona është shortuar për t’u përballur me Paris Saint-Germain në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve 2025/26, duke premtuar spektakël të madh futbollistik.

Katalonasit kanë marrë një grup rivalësh mjaft të fortë, ku përveç kampionëve të Francës, në listë janë edhe emra të tjerë të mëdhenj të futbollit evropian.

Kundërshtarët e Barcelonës në fazën e ligës:

Paris Saint-Germain (PSG)

Chelsea

Eintracht Frankfurt

Club Brugge

Olympiacos

Slavia Praha

Copenhagen

Newcastle United