Barcelona pati ofertë për Aubameyang para se ai të vazhdonte me Arsenalin - Gazeta Express
string(73) "barcelona-pati-oferte-per-aubameyang-para-se-ai-te-vazhdonte-me-arsenalin"

Barcelona pati ofertë për Aubameyang para se ai të vazhdonte me Arsenalin

Gazeta Express

16/09/2020 22:34

Përpos Barcelonës interesim për 31 vjeçarin kishte edhe Interi, por Aubameyan vendosi të vazhdojë me Arsenalin

Barcelona kishte bërë një ofertë konkrete për të nënshkruar me Pierre-Emerick Aubameyang gjatë afatit të transfereve para që sulmuesi të vazhdojë kontratën me Arsenal.

Lexo Edhe:

Skuadra nga Londra Veriore ka konfirmuar dje se kapiteni i tyre ka nënshkruar kontratë tri vjeçare duke i dhënë kështu fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

Barcelona është lidhur me një kalim të Aubameyang sezonin e kaluar dhe kishte bërë një ofertë këtë verë për sulmuesin.

Pos kësaj skuadre një ofertë për Aubameyangun kishte ardhur edhe nga Italia, konkretisht nga Interi.

Në fund Aubameyang vendosi të qendrojë në Emirates duke vazhduar kontratën edhe për tri vitet e ardhshme.

Aubameyang ka shënuar 22 gola në Premier Ligë sezonin e kaluar duke shënuar dy herë kundër Chelsea në finalen e kupës FA. /GazetaExpress/