Barcelona nuk ka para për Depay - Gazeta Express
string(31) "barcelona-nuk-ka-para-per-depay"

Gazeta Express

15/09/2020 22:53

Barcelona nuk ka para për Depay

Gazeta Express

15/09/2020 22:53

Ronald Koeman dëshiron që ta sjell holandezin në Camp Nou, por katalunasit nuk janë në gjendje që të paguajnë paratë për të

Barcelona nuk ka para për të blerë Memphis Depay për shkak të rrjedhjeve financiare shkaku i pandemisë COVID-19, ka thënë presidenti i Lyon, Jean-Michel Aulas.

Lexo Edhe:

Kjo ngjarje dramatike u raportua të martën në mbrëmje ku u tha që Depay pritet të largohet nga Lyon dhe të ribashkohet me Ronald Koeman, i cili deri vonë ishte trajner i Holandës, para se të largohet nga aty dhe të emërohet trajner i skuadrës nga Camp Nou.

Sulmuesi u tha nga disa media se do të kalojë atje për rreth 25-30 milionë euro.

Por marrëveshje nuk ka, Aulas ka deklaruar sot se presidenti i Barcelonës Josep Maria Bartomeu e ka telefonuar atë dhe i ka thënë se gjiganti katalunas nuk është në pozitë për të bërë ndonjë ofertë.

Në një mesazh në Twitter, Aulas e tha këtë kur gazeta holandeze De Telegraaf shkroi se marrëveshja prej 30 milionë euro për 26 vjeçarin është në përfundim.

“Presidenti i Barçës me telefonoi të dielën dhe me tha që Barca po vuan shumë nga kriza e Covid dhe nuk kanë mundësi të bëjnë ndonjë ofertë për #memphis”, ka shkruar ai.

Është raportuar kohëve të fundit që Barcelona pritet që të këtë 30 për qind humbje nga të hyrat e saj për shkak të pandemisë së koronavirusit, një shifër kjo që sillet afërsisht të 300 milionë euro.

Depay ka shënuar 46 gola në 103 ndeshje prej që ju bashkua Lyonit nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit më 2017. /GazetaExpress/