Barcelona pritet të jetë shumë aktive në afatin kalimtar të verës, veçanërisht nëse arrin të rikthehet te rregulli financiar 1:1 i La Liga.
Katalanasit planifikojnë të transferojnë një mbrojtës qendror dhe një sulmues, ndërsa duhet të merret edhe një vendim për të ardhmen e Marcus Rashfordit, për të cilin kanë një opsion blerjeje të përhershme nga Manchester Unitedi.
Barcelona ka mbetur e kënaqur me kontributin e Rashfordit që nga ardhja e tij verën e kaluar dhe puna ka nisur për ta mbajtur atë në “Spotify Camp Nou”.
Megjithatë, deri sa marrëveshja të finalizohet, klubi vazhdon të shqyrtojë edhe alternativa të tjera, dhe një prej tyre është talenti i Kölnit, Said El Mala.
El Mala ishte identifikuar si alternativë për Rashfordin më herët gjatë sezonit dhe, sipas “CaughtOffside”, Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për 19-vjeçarin që ka bërë paraqitje shumë të mira në Bundesliga këtë sezon.
Raportohet se ai mund të transferohet për një shumë rreth 50-60 milionë euro, një investim që mund të jetë shumë i vlefshëm për një lojtar me potencial të madh.
Megjithatë, Barcelona nuk është favorite në garën për transferimin e tij.
Thuhet se edhe Manchester Unitedi, Chelsea, Manchester City, Newcastle United dhe Tottenham Hotspur janë të interesuara për adoleshentin.
Duke qenë se këto klube kanë zakonisht më shumë fonde për të shpenzuar, është më e mundshme që ai të përfundojë në Premierligë.
Transferimi i El Malas do të kishte logjikë për Barcelonën edhe për shkak se Raphinha po i afrohet moshës 30-vjeçare, kështu që një alternativë më e re do të ishte e dobishme.
Megjithatë, nga ana tjetër, sigurimi i përhershëm i Rashford për rreth 30 milionë euro konsiderohet po aq i rëndësishëm për klubin katalanas./GazetaExpress/