Barcelona nis më në fund turin aziatik mes tensioneve financiare dhe mungesave të rëndësishme - Gazeta Express
string(93) "barcelona-nis-me-ne-fund-turin-aziatik-mes-tensioneve-financiare-dhe-mungesave-te-rendesishme"

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 12:41

Barcelona nis më në fund turin aziatik mes tensioneve financiare dhe mungesave të rëndësishme

Futboll

Gazeta Express

25/07/2025 12:41

Barcelona ka marrë rrugën përfundimisht drejt Azisë për të zhvilluar turin veror në Japoni dhe Korenë e Jugut. Nisja u bë me dy ditë vonesë, pasi klubi zgjidhi një krizë që i kishte dëmtuar imazhin ndërkombëtar, ndonëse këtë herë pa pasur përgjegjësi direkte.

Falë negociatave në minutat e fundit për të garantuar pagesën prej 15 milionë eurosh nga turneu aziatik, Hansi Flick, stafi i tij teknik dhe skuadra e parë — e përforcuar me të rinj nga Barça Atlètic — u nisën nga aeroporti “El Prat” me destinacion Kobe, në orën 11:00 (ora CET).

Në Japoni, Barça do të përballë Vissel Kobe-n më 27 korrik (ora 12:00), ashtu siç ishte planifikuar fillimisht. Vissel Kobe mbart një lidhje të fortë me klubin katalanas falë kalimit të Andrés Iniestas, Sergi Samper dhe Thomas Vermaelen. Më pas, skuadra do të luajë dy miqësore të tjera në Korenë e Jugut kundër Seoul FC (31 korrik) dhe Daegu FC (4 gusht).

Portieri dhe kapiteni Marc-André ter Stegen do të mungojë, pasi do t’i nënshtrohet një operacioni në shpinë, përveç çështjes së tensionuar që ka me klubin. Po ashtu, nuk udhëtojnë as Oriol Romeu dhe Pau Víctor, të cilët presin të vendosin të ardhmen e tyre larg “Spotify Camp Nou”.

Iñaki Peña është pjesë e skuadrës, edhe pse edhe ai mund të largohet këtë verë. Ndërkohë, prurjet e reja — portieri Joan Garcia dhe Marcus Rashford — janë lajmet më të mëdha në ekspeditë.

Në grup do të jenë edhe gjashtë të rinj të Barçës Atlètic që do të provojnë veten përpara Hansi Flick: portieri Diego Kochen, Jofre Torrents, Dro Fernández, Guille Fernández, Toni Fernández dhe Roony Bardghji, i cili madje ka publikuar tashmë foto nga fluturimi i tij i parë si lojtar blaugrana.

Edhe Marcus Rashford është fotografuar vetëm në kabinën e avionit, gati për aventurën e tij të parë me fanellën blaugrana.

Presidenti Joan Laporta udhëheq delegacionin e klubit, ku bën pjesë edhe zëvendëspresidenti Rafael Yuste — që po shqyrton një ofertë nga futbolli i Katarit. Në të kundërt, drejtori sportiv Deco ka vendosur të qëndrojë në Barcelonë për të menaxhuar çështjet e mbetura të merkatos. Në total, ekspedita numëron rreth 130 persona, përfshirë stafin logjistik dhe të sigurisë që ndodhet tashmë në Kobe.

Në total, Barcelona ka marrë me vete 30 futbollistë nga skuadra e parë dhe ekipi B:
Portierë: Joan Garcia, Wojciech Szczesny, Iñaki Peña, Diego Kochen
Mbrojtës: Pau Cubarsí, Alejandro Balde, Ronald Araujo, Iñigo Martínez, Andreas Christensen, Jules Koundé, Eric Garcia, Héctor Fort, Gerard Martín, Jofre Torrents
Mesfushorë: Gavi, Pedri, Fermín López, Marc Casadó, Dani Olmo, Frenkie de Jong, Marc Bernal, Guille Fernández, Dro Fernández
Sulmues: Ferran Torres, Robert Lewandowski, Lamine Yamal, Raphinha, Marcus Rashford, Toni Fernández, Roony Bardghji